Njëri ndër futbolilstët perspektiv, Meriton Korenica vazhdoi bashkëpunimin me Lirinë.
Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe vite të tjera.
“Shpresoj që këtë vit të përgatitem sa më mirë, aq më parë kur kemi një staf profesional trajnerësh dhe të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave’, ka thënë Korenica pas nënshkrimit të kontratës.
Tek Liria në provë ndodhet edhe qendërmbrojtësi i Otrantos së Ulqinit, Adrijan Rudoviq (1995) si dhe disa të rinjë nga skuadrat tjera, të ardhur poashtu në prova.
Liria, nisi të hënën stërvitjet, ndërsa sot (e martë) menjëherë shtoi intensitetin, duke punuar dy herë në ditë. /Telegrafi/