Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kompany emërohet trajner i Bayern Munichut

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri.

Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Liga Premier në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez.

Lexo po ashtu Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Përmes një komunikate, Bayern Munichu bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

“FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri”, thuhet në deklaratën e gjigantit të Bundesligës.

“38-vjeçari belg nënshkroi me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027”.

“Së fundmi ai ka punuar për klubin anglez të Ligës Premier, FC Burnley”, thuhet më tej në njoftimin e Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version