Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kolo Muani, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht pas mesnatës së sotme (e shtunë) nënshkrimin me sulmuesin Randal Kolo Muani nga Eintracht Frankfurt.

Kampioni i Ligue 1 ka bërë edhe një goditje të minutës së fundit në afatin kalimtar veror.

Bëhet fjalë për transferimin e sulmuesit francez, Kolo Muanit, i cili vjen nga gjermanët e Eintracht Frankfurtit.

PSG ka njoftuar ma anë të faqeve zyrtare nënshkrimin me sulmuesin e ri, të cilin e ka lidhur me një kontratë pesëvjeçare.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez, i cili do të mbajë numrin 23, është angazhuar për 5 vite me klubin”, thuhet në njoftim.

Transferimi i 24-vjeçarit do t’i kushtojë parisienëve plot 90 milionë euro, duke përshirë bonuset. /Telegrafi/

Exit mobile version