Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kumtuar rezultatet e përgjithshme që kanë fituar partitë dhe koalicionet në zgjedhje.
Ajo ka thënë se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 747 mijë votues të rregullt.
“Koalicioni PDK-AAK-NISMA, bashkë më partitë tjera ka marrë 33.74% votave. Vetëvendosje 27.49% dhe LDK 25.53%”, ka thënë Daka.
Daka ka thënë se ndarja e ulëseve në Kuvend do të jetë si vijon: koalicioni PDK-AAK-NISMA 39 ulëse, Vetëvendosje 32, LDK-AKR-Alternativa 29 ulëse. /Telegrafi/