Miliarderi Italo-amerikan Rocco Commisso zyrtarisht është pronari i ri i Fiorentinës.
U konfirmua të enjten se Commisso kishte përfunduar blerjen e Fiorentinës, me vlerë diku rreth 160-170 milionë euro, duke e zbuluar se kjo marrëveshje për tu arritur ka tre vjet.
“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i futbollit italian dhe nuk ka fjalë për të përshkruar sa tepër i nderuar jam që kam mundësinë për të kontribuar në shkrimin e kapitullit tjetër në historinë e një klubi legjendar si Fiorentina”.
“Firence njihet në të gjithë botën si një qytet që përfaqëson më të mirën e kulturës italiane”.
“Në këto tre vjet bisedime për të blerë klubin, kam fituar një vetëdije të thellë se sa e rëndësishme është Viola për këtë qytet dhe për fansat e tyre”.
“Dua të falënderoj familjen e Della Valle për drejtimin e Fiorentinës gjatë 17 viteve të fundit”.
“Diego dhe Andrea meritojnë shumë pasi e kanë shpëtuar këtë klub nga kolapsi financiar. Ata lënë pas një bazë të fortë për të ndërtuar klubin”.
Commisso zotëron kompaninë e pestë më të madhe të televizionit kabllor në SHBA, si dhe ekipin e futbollit të Neë York Cosmos.
Manjati i lindur në Calabria u zhvendos në Shtetet si një fëmijë dhe është në listën Forbes të 500 njerëzve më të pasur në vend.
Ai u përpoq të blejë Milanin vitin e kaluar, por Li Yonghong refuzoi ofertën e tij. /Telegrafi/