Site icon Telegrafi

Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh

epa05526293 Kosovo national soccer team after the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Finland and Kosovo at the Veritas stadium in Turku, Finland, 05 September 2016. Kosovo played their first FIFA World Cup qualifier in Turku. EPA/MARKKU OJALA FINLAND OUT

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin ndaj Turqisë.

Në këtë listë mungon ylli i mesfushës, Hekuran Kryeziu i cili është i suspenduar pasi ka marrë dy kartonë të verdhë.

Gjithsesi emrat e rinj janë nga reparti defensivë ku për herë të parë grumbullohen Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bunjaku: Mund ta befasojmë Turqinë

Për këtë takim trajneri Albert Bunjaku ka grumbulluar 22 futbollistë me të cilët synon ta befasojë Turqinë vendase e cila është favorite në këtë takim.

Përpos Hekuran Kryeziut, mungojnë edhe Elbasan Rashani, Bersant Celina, Ardian Ismajli, Sinan Bytyqi, Loret Sadiku dhe Labinot Kabashi. /Telegrafi/

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti

Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha,

Sulmues: Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi

Exit mobile version