Telegrafi

Zyrtare: Kjo është lista e Kosovës ndaj Turqisë (Foto/Video)

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Turqisë me 11 qershor në Shkodër.

Kësisoj trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Bije në sy rikthimi i mesfushorit Enis Alushi i cili mungoi ndaj Islandës për arsye të kartonëve.

Në Përfaqësueses është rikthyer pas më shumë se një viti edhe ish-kapiteni Anel Rashkaj që tani po luan në elitën e futbollit suedez.

Bunjaku ka befasuar të gjithë pasi ka grumbulluar edhe mbrojtësin e talentuar të Romës, Lirim Kastrati.

Në ndeshjen e parë ndaj Turqisë të zhvilluar në Antalya, Kosova kishte pësuar humbje me rezultat 2-0 edhe pse zhvilloi një lojë të bukur.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në pozitën e fundit në tabelën e Grupit I me vetëm një pikë të grumbulluar.

Ndërkohë Turqia ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me tetë pikë dhe me gjasa reale për ta zënë pozitën e dytë në grup.

Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve të ftuar për këtë takim:

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Lirim Kastrati.

 Mesfushorë: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Donis Avdijaj.

Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

/Telegrafi/