Telegrafi

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Lowit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka njoftuar se Joachim Low ka përkrahjen e plotë të Federatës dhe shpreson se trajneri 56-vjeçar do të mbetet në krye të përfaqësueses gjermane.

Pas humbjes nga Franca në gjysmëfinale të Euro 2016 Low njoftoi se do t’i duhet pak kohë për të menduar rreth së ardhmes, por Grindel ka thënë se trajneri gjerman do të mbetet në krye të gjermanëve.

“Pas ndeshjes kundër Francës, unë falënderova lojtarët, stafin e trajnerëve dhe fansat për përkrahjen e mahnitshme në Euro 2016”, ka thënë shefi i DFB-së.

“Duhej të luftonim me disa lëndime para dhe gjatë kësaj gare, por përkundër këtyre problemeve ata treguan lojë të mirë taktike. Kjo krejt varej nga trajneri ynë”, ka shtuar ai.

“Unë personalisht jam shumë i lumtur me të dhe të gjithë në DFB, nëse Jogi Low na bashkohet për të mbrojtur titullin në Rusia 2018. Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.