Telegrafi

Zyrtare: Kjaer lojtar i Wolfsburgut

Në disa javët e fundit vazhdimisht është spekuluar për një kalim të Kjaer në Wolfsburg, ndërsa Palermo tashmë disa ditë kishte pohuar se ka arritur marrëveshje me klubin gjerman.

Sot edhe vetë lojtari ka arritur marrëveshje për kushtet personale dhe ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare, dhe Wolfsburg edhe zyrtarisht e ka pohuar transferimin.

“Wolfsburg ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit Simon Kjaer. Pasi ishte arritur marrëveshja me tashmë ish-klubin e tij Palermo, 21-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare e cila do të zgjatë deri më 30 qershor 2014”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ish-kampioni i Bundesligës.

“Ky ndryshim për mua është një rast për të luajtur te një klub më i madh. Mendoj se kjo është e mirë për mua. Wolfsburg ka një ekip të fortë dhe ka ambicie të jetë në mesin e më të mirëve në Bundesliga dhe unë do të doja ta siguroja vendin në formacionin startues”, u shpreh vetë Kjaer për faqen zyrtare të klubit të tij të ri. /Telegrafi/