Telegrafi

Zyrtare: Kieran Trippier kalon te Atletico Madridi

Foto montazh: Marca

Atletico Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje për transferimin e anglezit Kieran Trippier.

28 vjeçari do të nënshkruajë për tri vite me klubin spanjoll.

Lojtari që është produkt i akademisë së Manchester City, ka luajtur edhe me klube si Barnsley dhe Burnley.

Tri vite të mira te Burnley bën që Tottenham ta blejë lojtarin, ku qëndroi për katër vite.

Me Tottenham Hotspur ai i ka zhvilluar 114 ndeshje gjatë katër sezoneve të ardhshme, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar 24 asistime.

Sezonin e kaluar, ai ishte një nga lojtarët kyç, ku klubi londinez shkoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai do të vijë te Atletico si zëvendësim për Juanfran që është larguar nga klubi. /Telegrafi/