Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në një prononcim për Tribuna Channel ka treguar se ku do t`i zhvilloi ndeshjet si vendase Kosova.
Këto deklarata Salihu i dha sot me rastin e fillimi të punimeve në stadiumin e Prishtinës.
“Kosova do t’i luan ndeshjet si vendas në një prej stadiumeve në Shqipëri deri sa të kryhen punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Ndeshjen e parë me Kroacinë do të luajmë më gjashtë tetor në Shkodër”, tha Salihu.
Kujtojmë se Kosova eliminatoret e botërorit Russia 2018 i fillon si mysafirë i kombëtares finlandeze. /Telegrafi/