Ministria e Shëndetësisë me një njoftim për Telegrafi Maqedoni shpalos emërimet e reja të drejtorëve nëpër klinikat e vendit.
– Koço Dimitrovski është emëruar drejtor i Institutit për transfuziologji,
– Zoran Lazarov është emëruar drejtor Spitalit klinik në Manastir,
– Dime Kocev është emëruar drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Kavadarci,
– Dimitar Strovjanovski është emëruar drejtor i spitalit të përgjithshëm në Veles,
– Zoran Karaxhov është emëruar drejtor në Klinikën Universitare për kirurgji digjestive në Shkup,
– Katerina Stavriq është emëruar drejtor në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup ,
– Stojan Bajraktarov është emëruar drejtor në Klinikën Universitare për psikiatri në Shkup,
– Vladimir Rendevski është emëruar drejtor në Klinikën Universitare për Neurokirurgji në Shkup,
– Slave Naumovski është emëruar drejtor në Klinikën Universitare për kirurgji maksilofaciale në Shkup,
– Maja Manoleva është emëruar drejtor në Entin për mjekësi fizikale dhe rehabilituese në Shkup,
– Vesna Spirovska është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Manastir,
– Branko Stamenkovski është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallanka,
– Ljupço Bojaxhiev është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Kratovë,
– Venco Vijunov është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Vinicë,
– Goce Nedelkovski është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Probishtip,
– Ljubica Miteva është emëruar drejtor në Shtëpinë e shëndetit në Strumicë,
– Divna Najdovska është emëruar drejtor në Entin për dëgjim, të folurit dhe për zë në Manastir.
Të gjithë të emëruarit janë mjek me profesion. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se është shkarkuar edhe drejtori ekonomik i Klinikës për sëmundje Gastropatologjike. /Telegrafi/