Pas disa orëve bisedime në Klubin e Deputetëve, kryetarët e partive ranë ujdi për disa gjëra të cilët duhet të vendosin të ardhmen e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
-Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 11 dhjetor, këtë vit.
-Deri të premten duhet të votohet qeveria kalimtare që do të udhëheq qeverinë deri në zgjedhje.
-Ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski.
-Kryeredaktore e Radio Televizionit të Maqedonisë do të jetë Santa Argirova.
-Anëtari i pestë në komisionin ad-hoc do të jetë Lulzim Haziri./Telegrafi/