Kosova ka zbardhur listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Fillimisht djelmoshat e Albert Bunjakut do të përballen me Kroacinë në Shkodër pastaj në udhëtim me Ukrainën.
Risitë në këtë listë janë portieri boshnjak Adis Nurkovic, Arbër Zeneli dhe talenti i Barcelonës, Labinot Kabashi.
E veçantë në këtë listë është se janë 11 mesfushorë dhe vetëm tre sulmues.
Lista e plotë:
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.
Mbrojtës: Fanol Perdedaj, Avni Pepa, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Ardian Ismajli.
Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Eroll Zejnullahu, Alban Meha, Herolind Shala, Bersant Celina, Milot Rashica, Bernard Berisha, Arbër Zeneli, Sinan Bytyqi, Besar Halimi, Valon Berisha.
Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi, Labinot Kabashi. /Telegrafi/