Basketbollisti shqiptar me pasaportë turke, Kenan Spahiu do të bëjë karrierë në shtetin spanjoll.
Fundori organizator ka nënshkruar njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një të tillë me skuadrën e Real Betisit.
I lindur në Prishtinë por që luan te Kombëtarja e Turqisë, së fundi ishte pjesë e skuadrës së njohur turke, Besiktas.
Ai sezonin e fundit ka pasur paraqitje solide duke pasur një mesatare prej 6.4 pikëve, 3.4 kërcimesh dhe 3.3 asistimesh.
Kujtojmë se 24-vjeçari më parë kishte fituar medaljen e artë në kampionatin evropian me grupmoshat deri 18 vjet me Turqinë.
Ndryshe, Spahiu bëhet basketbollisti i dytë shqiptar pas Ermal Kuqos që luanë në ligën elitare të basketbollit të Turqisë. /Telegrafi/