Kenan Spahiu ka ndërruar ambient dhe është rikthyer në kampionatin turk të basketbollit.
Basketbollisti prishtinas ka përfunduar paraqitjet me klubin spanjoll, Real Betis, dhe tashmë është rikthyer te klubi ku ishte paraqitur para shtatë viteve, Fenerbahçe.
Kështu ka bërë të ditur skuadra e madhe turke përmes rrjeteve sociale, gjersa ka folur edhe vetë lojtari pas zyrtarizimit.
Welcome to 💛💙 family @kenanspahi! pic.twitter.com/EAwDYghikY
— Fenerbahçe Beko (@FBBasketbol) August 5, 2020
Ai ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin dhe mezi po pret që të takohet me disa prej ish-bashkëlojtarëve.
“Në kohën kur jam ndarë nga klubi u ndjeva keq. Tani jam i ngazëllyer me faktin se do të bashkohem me disa ish-bashkëlojtar si dhe me ca të rinj, do të bëjmë më të mirën për ekipin”.
“E falënderoj klubin e Real Betisit që më lejoi të largohem. Jam tejet i lumtur dhe mezi po pres të nis sezoni i ri”, tha ndër të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se basketbollisti 25-vjeçar më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Tofasit, Besiktasit dhe Karsiyakas.
Ai me kombëtaren turke nën moshën 18-vjeçare ka fituar medaljen e artë të evropianit, gjersa ishte shpallur edhe MVP i po atij turneu. /Telegrafi/
💬 Kenan Sipahi'den açıklamalar. 👇 pic.twitter.com/LupsG1WTHC
— Fenerbahçe Beko (@FBBasketbol) August 5, 2020