Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kemal Ademi largohet nga Fenerbahce, kalon te Khimki në Rusi

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, është larguar nga Fenerbahce, duke nënshkruar me klubin rus Khimki.

Khimki dhe Fenerbahce kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Kemal Ademi.

Futbollisti iu nënshtrua ekzaminimi mjekësor dhe nënshkroi një kontratë me klubin rus.

Kemal Ademi e ka nisur karrierën në akademin e klubit zviceran St. Gallen.

Pastaj sulmuesi u transferua në Hoffenheim, ndërsa në në verën e vitit 2018 në Xamax.

Pas një sezoni të suksesshëm, Basel mori sulmuesin, ku edhe bëri debutimin e tij në Ligën e Evropës.

Ai në Turqi luajti te Fenerbahce dhe si huazim te Karagyumryuk. “Lojtari ynë Kemal Ademi u transferua në Khimki, një nga ekipet e Ligës Ruse. Ne e falënderojmë për shërbimet e tij të deritanishme dhe i urojmë suksese në karrierën e tij”, ka shkruar Fenerbahce.

Khimki ka paguar afër 2 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Ademi do të luajë me numrin 9.

Kosova ka shprehur interesim për sulmuesin në të shkuarën. /Telegrafi/

Exit mobile version