Site icon Telegrafi

Zyrtare: KEK-u vazhdon me përforcime, nënshkruan Pleurat Hajdini

KEK-u është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit për futbollistë.

Skuadra nga Kastrioti ka arritur të fitojë garën për të nënshkruar me sulmuesin Pleurat Hajdini.

Sulmuesi llapjan ka qenë pjesë e shumë skuadrave në futbollin kosovar, ndërsa pritet të jetë një përforcim i mirë për repartin ofensivë.

Lojtari është prezantuar tanimë nga drejtori Besnik Mjeku dhe ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

KEK-u në ndeshjen e parë në edicionin pranveror do të jetë nikoqir i Llapit.

Skuadra nga Kastrioti në 17 ndeshjet e para këtë edicion nuk ka arritur më shumë se një pikë dhe ndodhet e fundit në renditje. /Telegrafi/

Exit mobile version