Skuadra e Trepçës ka marrë seriozisht stinorin pranveror dhe është bërë ekipi i parë që ka regjistruar në FBK basketbollistin amerikan si përforcim në afatin kalimtar dimëror, Jordan Reed Quaddere.
Basketbollisti amerikan sot është paraqitur për regjistrim në FBK, ka bërë të ditur Federata përmes një njoftimi të botuar sot, edhe pse afati nis më 8 dhe përfundon më 12 janar.
Ai do të ketë të drejtë loje për ekipin mitrovicas menjëherë pasi që të kompletohen të gjitha kushtet për regjistrim, ka shkruar FBK-ja ndër të tjera.
Reed është fundor organizator në moshën 23 vjeçare dhe vjen nga NCAA ku ka luajtur për Tennessee State. Ai është 193 centimetra i gjatë.
Ky do të jetë i huaji i parë i regjistruar te ekipi mitrovicas për pranverë në Superligë, derisa më parë Trepça ka rikthyer edhe katër basketbollistë mitrovicas që në pjesën vjeshtore mbronin ngjyrat e Bashkimit dhe Yllit – Imer Tahiri, Samir Zekiqi, Arian Tahiri dhe Besnik Azemi.
Trepça vjeshtën e përfundoi në pozitë të pestë të klasifikimit me bilanc prej pesë fitoreve dhe nëntë humbjeve duke tubuar 19 pikë, tre më pak sesa Rahoveci që është i katërti me bilanc 8-6 dhe Ylli, që është i treti me bilanc të njëjtë si vreshtarët. /borozani/