Telegrafi

Zyrtare: KB Peja transferon francezin, Sadio Doucoure

Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, KB Peja, ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin francez, Sadio Doucoure.

Këtë ata e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Bienvenue Sadio! KB Peja njofton transferimin e Basketbollistit francez, Sadio Doucoure – i cili i bashkohet Kampionëve të Kosovës nga Superliga Franceze”.

“Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve”, thuhej në njoftimin e KB Pejës.

Doucoure karakterizohet për gjatësinë e tij dhe karrierë ka bërë kryesisht në Francë, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Nanterres që bën gara në elitën e basketbollit francez.

Ky nuk pritet të jetë transferimi i fundit i Pejës, pasi ata kanë paralajmëruar edhe prurje të reja në vazhdim./Telegrafi/