Peja ka njoftuar se ka ndër rrugët më trajnerin kroat Edi Dzelalija me marrëveshje të dy anshme.
Dy humbjet në dy ndeshjet e fundit, kanë bërë që klubi pejan te marr këtë vendim.
“KB Peja dhe trajneri Edi Dzelalija kanë shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dy anshme”.
“Ne falënderojmë trajnerin për punën e tij në këto muaj dhe i dëshirojmë gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tij”.
“Klubi për momentin është në negociata me trajnerë tjerë dhe se shumë shpejt do e zyrtarizojmë trajnerin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit.
Peja pas dhjetë ndeshjeve në Superligën, ka shtatë fitore dhe tri humbje, ku mban pozitën e dytë. /Telegrafi/