Site icon Telegrafi

Zyrtare: KB Peja bëhet me trajner të ri

Daniel Nelson është emëruar trajner i ri i KB Peja, duke zëvendësuar Rami Hadar pas ndarjes me të.

Nelson, një trajner 40-vjeçar irlandez, sjell një përvojë të madhe nga eksperiencat e tij në vende si Gjermania, Rusia, Anglia, Irlanda, Zelanda e Re, Qipro, Rumania, Kosova dhe së fundmi Holanda.

Ai do të fillojë detyrën e tij që nga ndeshja e ardhshme e Pejës kundër Sigal Prishtinës, e cila do të luhet nesër në orën 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version