Kastriot Dërmaku është larguar nga Parma dhe nga elita e futbollit italian.
Qendërmbrojtësi shqiptar është huazuar në Serie B tek skuadra e njohur italiane Lecce.
Klubi verdh e kuq ka huazuar lojtarin shqiptar, por që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Në rast se Lecce siguron inkuadrimin në Serie A, atëherë atyre do t’iu lejohet e drejta për ta blerë kartonin e futbollistit.
28-vjeçari qëndroi për një vit te Parma, ku bëri paraqitje mjaftë të mira në Serie A.
Dërmaku më parë ka luajtur edhe për klube tjera italiane si Empoli, Melfi, Pavia, Lucchese e Cosenza. /Telegrafi/
🖊 Ufficiale Kastriot Dermaku è un nuovo giocatore del Lecce #avantilecce
🔜 il comunicato https://t.co/0KdCn8gWfi— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) October 5, 2020