Milani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Atalantan për mesfushorin Franck Kessie.
Lojtari nuk është blerë, por është marrë në huazim për dy vite më detyrim blerje.
Milani blerjen e re e ka bërë publike përmes Twitterit.
“Ac Milani ka nënshkruan me Franck Kessien nga Atalanta. Ai ka ardhur në huazim për dy vite më obligim blerje”, thuhet në njoftimin e Milanit.
Me këtë zyrtarizim mbyllet telenovela disa ditore e lojtarit.
#ACMilan signed @KessieFranck from @Atalanta_BC, on a two year loan with obligation to buy#weareacmilan pic.twitter.com/b9swANddxn
— AC Milan (@acmilan) June 2, 2017
Ai fillimisht nuk kishte mundur t’i kalojë provat, pastaj u flit për moshën e tij të rrejshme.
Kessie është 20 vjeç zyrtarisht, por kjo moshë kishte marrë kahe të tjetër nga mediat e vendit të tij.
Atalanta fillimisht kishte kërkuar 25 milionë euro, por tani duke të jetë e kënaqur me huazim. /Telegrafi/