Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kane vazhdon kontratën me Tottenhamin

Harry Kane ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspurs deri në vitin 2022.

Me këtë rast reprezentuesi anglez ka pohuar se nuk kishte dilemë rreth kësaj pasi të gjithë e dinë sa e dua ekipin londinez.

“Është e mahnitshme. Të gjithë e dinë se sa shumë e dua këtë ekip dhe çfarë ndiej për këtë klub”, ka thënë Kane pas vazhdimit të kontratës.

Kane, i cili ishte huazuar te Leyton Orient, Millwall, Norwich City dhe Leicester City para se të merr një mundësi te Spurs, ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit për dy sezonet e fundit ndërsa në muajin maj e fitoi çmimin “Golden Premier League Boot”. /Telegrafi/

Exit mobile version