Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kampioni bën transferimin e parë, nënshkruan mesfushori Ergyn Ahmeti

Kampioni i Kosovës, Drita ka arritur ta kompletojë transferimin e parë për edicionin e ri.

Gjilanasit kanë përforcuar repartin e mesfushës ku kanë nënshkruar me mesfushorin Ergyn Ahmeti.

Mesfushori mitrovicas në vitet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa kishte shumë oferta dhe në fund zgjodhi Dritën.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ahmeti tanimë është prezantuar në ambientet e klubit bardhekaltër ku ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës së tij të re.

Drita ka konfirmuar se Ergyn Ahmeti do të jetë në gjendje të luaj për ta edhe në garat evropiane këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version