Telegrafi

Zyrtare: Kalinic prezantohet te Roma

Nikola Kalinic edhe zyrtarisht i është bashkuar Romës në formë huazimi nga Atletico Madridi me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Lojtari 31-vjeçar është rikthyer në Serie A, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Fiorentinës nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe te Milani në sezonin 2018/2019.

Rossonerë më pas e kishin shitur kroatin te Atletico Madridi për 15 milionë euro në verën e kaluar, por kishte vështirësi që të luante standard, derisa kishte shënuar katër gola në 24 paraqitje.

Lexo po ashtu Kalinic arrin në Romë për testet mjekësore

Por, Kalinic nuk është transferimi i vetëm i Giallorossëve që ishin shumë aktiv në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Roma e ka transferuar edhe Henrikh Mkhitaryanin nga Arsenali në formë huazimi me të drejt për ta blerë në fund të sezonit, derisa Patrik Schick ka kaluar te Rasenball Sport Leipzig. /Telegrafi/