Telegrafi

Zyrtare: Juventusi transferon Storarin

“Juventusi dëshiron të komunikojë se ka arritur marrëveshje me Milanin për një transferim permanent, që hyn në fuqi nga 1 korriku 2010, për Marco Storarin. Shuma e transferimit prej 4.5 milionë euro do të paguhet gjatë tri viteve. Juventusi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me portierin”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Juventusi.

Storari u shpreh të jetë i kënaqur që u bashkua me Del Nerin, që e drejtoi atë sa ishte i huazuar te Sampdoria. /Telegrafi/