Site icon Telegrafi

Zyrtare: Juventusi largon të gjitha klubet nga Rabiot me kontratën e re

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së francezit Adrien Rabiot me një njoftim të publikuar përmes platformave online të klubit.

28-vjeçari, i cili mund të largohej falas nga Zonja e Vjetër pas skadimit të marrëveshjes së tij të mëparshme më 30 qershor, ka vënë në letër një zgjatje të re njëvjeçare, e cila do ta lidhë atë me bardhezinjtë deri në fund të sezonit 2023-24.

Rabiot ishte raportuar më parë se ishte i hapur për mundësi të reja diku tjetër, më së shumti nga Manchester United në Ligën Premier, por tani ka vendosur që e ardhmja e tij e afërt të kalojë më së miri në Torino.

Rabiot iu bashkua Bianconerëve nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka ngritur tre trofe me klubin, duke përfshirë titullin e Serie A 2019-20, Superkupën e Italisë 2020 dhe Coppa Italia 2020-21.

Që nga ardhja e tij, asnjë lojtar tjetër i Juventusit nuk ka regjistruar më shumë paraqitje në ekipin e parë si Rabiot, i cili ka luajtur 177 herë për klubin, i barabartë me veteranin Juan Cuadrado.

Një deklaratë në faqen e internetit të klubit të lëshuar pasditen e së martës thoshte: “Historia vazhdon – në fund të fundit ka ende shumë rrugë për të udhëtuar krah për krah dhe ne jemi gati të vazhdojmë të vrapojmë drejt qëllimeve tona së bashku. Urime, Adrien!”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version