Telegrafi

Zyrtare: Justin Gray basketbollist i Rahovecit

Klubet basketbollistike të Superligës së Kosovës kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe për këtë arsye po përforcojnë radhët e tyre.

Një prej tyre është edhe Rahoveci, i cili ka sjell në radhët e veta basketbollistin 24-vjeçar amerikan, Justin Gray.

Lojtari i gjatë 198 centimetra luan në tri pozita të ndryshme në parket gjersa në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Bristol në Britaninë e Madhe.

Ai sezonin e kaluar në Mbretërinë e Bashkura kishte në mesatare prej 14.5 pikëve gjersa më parë ka
luajtur edhe për Texas Tech në NCAA I

Theksojmë se vreshtarët si nënkampion kanë paralajmëruar se do të sjellin edhe lojtar të tjerë në radhët e veta.

Ndryshe, Rahoveci sezonine kaluar ishte finalist i Kupës së Kosovës dhe “play-off”, ku në të dyja rastet ka pësuar nga klubi i Prishtinës. /Telegrafi/