Telegrafi

Zyrtare: Juninho nënshkruan për Al Gharafa

Calciomercato.it njofton se braziliani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me ç’rast ai do të luajë për Al Gharafan deri në fund të sezonit 2010/2011.

Të mërkurën mbrëma, Juninho është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Al Gharafas në një konferencë për shtyp, në prani të drejtuesve të klubit të ri.

Ky transferim i shqetëson Interin dhe Genoan, të cilat skuadra ishin të interesuara për shërbimet e 34-vjeçarit, i cili te skuadra e re do ta bart numrin 5.