Telegrafi

Zyrtare: Julen Lopetegui, trajner i ri i West Ham United

West Ham United ka njoftuar se spanjolli Julen Lopetegui do të jetë trajneri i tyre i ri, duke zëvendësuar David Moyesin e larguar.

Klubi londinez nuk ka qëndruar gjatë duarkryq, pasi ka gjetur menjëherë pasuesin e Moyesit.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin spanjoll, Lopetegui, i cili do ta marr drejtimin e klubit nga sezoni i ri.

Është vet klubit londinez që ka njoftuar emërimin e spanjollit me anë të faqes së tyre zyrtare.

 

“Jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Julen Lopetegui si trajner i ri i klubit për meshkuj”.

“Ish-trajneri i Spanjës, Portos, Real Madridit dhe Sevillas do të nisë zyrtarisht punën më 1 korrik”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

West Hami nuk ka njoftuar kohëzgjatjen e kontratës për trajnerin spanjoll. /Telegrafi/