Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit meksikan, Jose Cobian.
Klubi nga “Zahir Pajaziti” ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar pasi synon të luftojë për trofe në sezonin e ri.
Llapi ka zyrtarizuar tashmë transferimin më të ri dhe bëhet fjalë për meksikanin Cobian.
“Mirësevjen Jose Cobian”, ka shkruar shkurtimisht faqja zyrtare e klubit.
Cobian është një sulmues anësor 24-vjeçare dhe në sezonin e fundit luajti te Mineros de Zacatecas në Ligën e Parë të Meksikës.
Vlera e lojtarit në treg llogaritet të jetë 500 mijë euro. /Telegrafi/