Trajneri Jordanco Davitkov që ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë, ka zbarkuar te KB Peja.
Ai kualifikoi Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003.
Davitkov gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.
Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skuadra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur katër herë kampion dhe katër herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut.
Ai pastaj është shpallur kampion edhe me ekipin e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.
Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave. /Telegrafi/