Site icon Telegrafi

Zyrtare: Jonathan Hudson te Trepça

Basketbollisti amerikan, Jonathan Hudson, pritet që të jetë i gatshëm për përballjet e Kupës së Kosovës me ekipin e tij të ri, Trepça.

Ekipi mitrovicas sot ka paraqitur për regjistrim në FBK lojtarin në fjalë, që luan në pozitën e playmakerit.

Së fundi, Hudson 31 vjeç, ka qenë pjesë e ekipit maqedonas Blokotehna, që drejtohet nga ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski.

Në BIBL, Hudson , derisa ka qenë pjesë e ekipit vetëm në dy ndeshje ku ka pasur mesatare prej 13 minutave për lojë.

Në këto ndeshje, ai ka luajtur me 1 pikë si mesatare, 2 asistime dhe 0.5 topa të vjedhur. Njejtë, ai ka luajtur vetëm një ndeshje në elitën maqedonase, ku për 16 minuta sa ishte në fushë ka shënuar 3 pikë, 2 asistime dhe 1 kërcim.

Hudson nuk qëndroi më shumë se një muaj te Blokotehna, ndërsa në stinorin e kaluar ka qenë tejet i vlerësuar në Palanga të elitës së Lituanisë.

Aty Hudson ka luajtur 22 ndeshje me mesatare prej 33.5 minuta si dhe ka pasur mesatare prej 18.7 pikëve, 4.9 asistimeve dhe 3.2 kërcimeve për ndeshje. /borozani/

Exit mobile version