Aston Villa ka konfirmuar se John Terry është larguar nga klubi pas tre vitesh qëndrimi.
Legjenda e Chelseat ishte asistent i trajnerit Dean Smith për tre vite në Villa park, duke u larguar në këtë verë.
Ishte viti 2018 kur Terry kaloi te Aston Villa si asistent trajneri, duke ndihmuar skuadrën që të rikthehej në Ligën Premier.
Tani, 40-vjeçari mori vendim që të largohej, derisa pritet që të fillojë karrierën e trajnerit.
“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kisha kaluar këto tre vitet e fundit në Aston Villa, por unë mendoj se tani është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të lëvizur përpara”, ka thënë Terry.
Legjenda angleze pritet që në ditët e ardhshme të konfirmojë të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Aston Villa can confirm that John Terry has left the club.
Thank you and all the best for the future, JT. 👊
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 26, 2021