Telegrafi

Zyrtare: Joe Cole nënshkruan me West Ham

Joe Cole është kthyer në klubin e fëmijërisë ku kishte kaluar nëntë vite para se të kalonte te Chelsea në vitin 2003.

“Është një transferim i madh për mua. Kthimi këtu mi kthen kujtimet e fushave ku jam mësuar të luaj. Këtu kam mësuar gjithçka dhe jam shumë i lumtur që më është dhënë edhe një rast të vijë këtu”.

“Gjithmonë e kam dashur West Hamin dhe shpresoj t’i dhuroj klubit gjëra që do t’i mbajnë në mend. Ishte koha e duhur për mua që të vijë këtu dhe dua që të kem ndikim të menjëhershëm”, ka thënë Joe Cole për faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/