Site icon Telegrafi

Zyrtare: Joao Felix fiton çmimin “Golden Boy 2019”

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix është zgjedhur si “Golden Boy 2019” apo “Djaloshi i Artë”.

Çmimi për “Djaloshin e Artë” jepet nga gazetarët për futbollistin më të mirë të ri (nën moshën 21 vjeç) që luajnë në Evropë për një vit kalendarik.

Këtë vit, këta gazetarë të mediave të ndryshme evropiane dhe botërore kanë zgjedhur tashmë më të mirin.

Ky çmim shkon për talentin e madh të Atletico Madridit, Joao Felix, i cili u transferua në verë nga Benfica.

Felix në këtë garë arriti të mposhtë anglezin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, i cili doli i dyti dhe Kai Havertz i Bayer Leverkusen i treti.

Këtë çmim e kanë fituar deri më tani emra të njohur si Ëayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial.

Por ka edhe nga ata që kanë dështuar si Anderson në vitin 2008, Alexandre Pato në vitin 2009, Mario Balotelli në vitin 2010 dhe Renato Sanchez në vitin 2016.

/Telegrafi/

Exit mobile version