Nice ka bërë dy blerjet e radhës duke i treguar të gjithëve se dëshiron një tjetër sezon të madh.
Transferimi i parë është Wesley Sneijder, i cili erdhi si lojtar i lirë.
Holandezi ka marrë numrin 10, numër që më herët bartej nga Mike Le Bihan.
Kurse pas ish-yllit të Real Madridit dhe Interit, Nice ka transferuar edhe Allan Saint-Maximin nga Monaco.
Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës së Mario Balotellit është Napoli, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/