Telegrafi

Zyrtare: Jese Rodriguez kalon te Stoke City

Sulmuesi spanjoll Jese Rodriguez është huazuar te Stoke City për një sezon.

Lojtari që është nën kontratë me PSG-në pas huazimit te Las Palmas sezonin e shkuar edhe këtë vit e ka parë vetën jashtë planeve të trajnerit Unay Emery.

Rodriguez që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Real Madridi në Angli do të kërkojë ta kthejë karrierën në binar.

Sulmuesi do të bashkohet në një ekip me Xherdan Shaqirin dhe mund të krijojnë një dyshe të frikshme në sulm.

Jese do të qëndrojë në huazim për një vit, por nuk ka marrëveshje për blerjen e tij pas një viti. /Telegrafi/