Dukagjini ka njoftuar se Ahmed Januzi dhe Dior Zabërgja janë larguar nga klubi.
Për këto dy largime, klubi nga Klina ka bërë të ditur se ishte marrëveshje e dyanshme.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:
FALEMINDERIT AHMED dhe DIOR
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me dy futbollistët, Ahmed Januzin dhe Dior Zabergjën.
Ne si klub i falënderojmë dytë për kohën sa ishin pjesë e klubit bardhegjelbër, duke ju dëshiruar NUZIT dhe ZABIT shumë suksese ne sfidat e reja dhe mbi të gjitha shëndet ne jetë. /Telegrafi/