Telegrafi

Zyrtare: Januzaj prezantohet te Real Sociedad (Foto)

Adnan Januzaj është prezantuar te Real Sociedadi.

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i ka kushtuar klubit spanjoll rreth 11 milionë euro.

Fotografitë e publikuara nga klubi i ligës elitare spanjolle ka treguar se futbollisti ka marrë fanellën me numrin 8, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Januzaj ka marrë fund në Manchester United, pasi që në klauzolën e lojtarit raportohet se Unitedi ka të drejtën e riblerjes.

Reprezentuesi belg 22-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi ndërsa më parë ka luajtur edhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/