Telegrafi

Zyrtare: James Tarkowski, transferimi i parë i Lampardit te Evertoni këtë verë

Mbrojtësi anglez, James Tarkowski është transferimi i parë i Evertonit dhe trajnerit Frank Lampard në këtë verë.

Evertoni dhe trajneri i tyre Lampard kanë filluar tashmë punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

“Toffes” e kanë nisur përforcimin nga reparti i mbrojtjes, pasi ka qenë pjesa ku Lampard mendon se ka pasur më shumë mangësi.

Kështu, ekipi nga “Goodison Park” kanë kryer tashmë transferimin e parë në këtë afat kalimtar, pasi kanë nënshkruar me mbrojtësin anglez, Tarkowski.

“James Tarkowski ka përfunduar një transferim të lirë te Evertoni, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në fund të qershorit 2026”, thuhet në njoftim.

29-vjeçari për shumë vite ka qenë pjesë e Burnleyt, ndërsa te Evertoni do ta bart fanellën me numër 2. /Telegrafi/