Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është lënduar në finalen e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
31-vjeçari do të jetë jashtë fushave për disa javë edhe pse aktualisht po kryen pushimet e tij me familjen.
Portugezi nuk do të jetë në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillës që Reali do ta luaj.
Por sikur mos të mjaftonte humbja e Superkupës, Ronaldo do të mungoi edhe dy javët e para në La Liga.
Kështu ylli i Real Madridit nuk do të jetë në sfidën hapëse në udhëtim tek Real Sociedad si dhe Celta Vigos. /Telegrafi/