Ministria i Arsimit dhe Shkencës sot ka publikuar vendimin për shtyerjen e pushimit dimëror edhe nga ana e MASH të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në bazë të kërkesave të shkollave për zgjatjen e pushimit dimëror dhe duke pasur parasysh kushtet e ftohta klimatike, në konsultim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku kanë konstatuar se në periudhën e pushimeve numri i të sëmurëve nga gripi është ulur dukshëm, morëm vendim të cilin e pamë të arsyeshëm që pushimi vjetor i shkollave të shtyhet për disa ditë, që do të thotë viti shkollor i gjysëm-vjetorit të dytë do të fillojë me datën 23 janar 2017’, thuhet në njoftimin e MASH-it. /Telegrafi/