Milan i është besuar edhe zyrtarisht Ivan Gazidisit, i cili do ta ketë rolin e shef ekzekutiv të skuadrës.
Gazidis u emërua në bordin e Milanit të mërkurën në mëngjes gjatë një takimi të aksionarëve në zyrat e klubit.
“Ne jemi të kënaqur me emërimin e Gazidisit”, shkruan në njoftimin e klubit italian.
“Është një shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë objektiva të rëndësishme që dëshirojnë të arrijnë në periudhën afatmesme dhe afatgjate”.
Drejtuesi 53-vjeçar, i cili vjen nga Arsenali, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020.
Në fakt, deri më atë datë ka legjitimitet edhe bordi aktual i gjigantit italian, i cili dëshiron t’i kthej namin e dikurshëm klubit.
Ndryshe, Milan aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Serie A gjersa bën pjesë edhe në Ligën e Evropës. /Telegrafi/