Telegrafi

Zyrtare: Ivan Balliu nënshkruan me klubin nga La Liga, Rayo Vallecano

Klubi i La Ligas, Rayo Vallecano ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Ivan Balliu.

29-vjeçari shqiptar do ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi është klubi i Rayo Vallecanos që ka njoftuar për transferimin e tij.

“Ivan Balliu është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano për dy sezonet e ardhshme”.

“Lojtar arrin si transferim i lirë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Balliu në të kaluarën ka luajtur FC Arouca, Metz, Almeria, ndërsa ishte pjesë edhe e Barcelona B.

Mbrojtësi i djathtë gjithashtu është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/