Site icon Telegrafi

Zyrtare: Italia me katër mungesa ndaj Suedisë

FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 09: Antonio Candreva of Italy (C) in action during the training session at Italy club's training ground at Coverciano on November 9, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Simone Zaza, Stephan El Shaarawy, Danilo D’Ambrosio dhe Leonardo Spinazzola janë zyrtarisht jashtë ekipit kombëtar italian të Kupës së Botës në ndeshjen e tyre në Suedi.

Loja e parë “Play-Off” për kualifikimin në “Rusia 2018” fillon të premten në Stokholm në orën 20:45, ndërsa ajo e kthimit në Milano të hënën.

Edhe pse trajneri Giampiero Ventura këmbënguli që sulmuesi i Valencias, Zaza, ishte në garën për një vend titullari, duket se dëmtimi i gjurit që ai mbante gjatë trajnimit mëngjesin e së enjtes u tregua shumë serioz për t’u rrezikuar.

Lexo po ashtu Ndeshjet play-off për Kampionat Botëror, formacioni me yjet që mund të mbesin jashtë garës më të madhe në botë (Foto)

Për këtë arsye ai nuk është emëruar në skuadër për ndeshjen e së premtes, ndërsa anësori i Atalantas, Spinazzola mungon gjithashtu, duke lënë trajnimin këtë javë.

Italia gjatë stërvitjeve të fundit për duelin me Suedinë

Sulmuesi i Romës, El Shaarawy ka qenë në formë spektakolare së fundmi, por është dërguar në tribuna me mbrojtësin e Interit, D’Ambrosio.

Ndonëse, Lorenzo Insigne mund ta mos fillojë ndeshjen si titullar, atij i është dhënë fanella me numër 10.

Lexo po ashtu Sacchi, sulmon trajnerin e Italisë rreth taktikave  

Italia pritet të përdorë një formacion 3-5-2 me Andrea Belottin ose Ederin si partner të sulmit për Ciro Immobile.

Portierë: 1 Gianluigi Buffon (Juventus), 12 Gianluigi Donnarumma (Milan), 22 Mattia Perin (Genoa)

Mbrojtësit: 13 Davide Astori (Fiorentina), 15 Andrea Barzagli (Juventus), 19 Leonardo Bonucci (Milan), 3 Giorgio Chiellini (Juventus), 4 Matteo Darmian (Manchester United), 2 Daniele Rugani (Juventus), 21 Davide Zappacosta (Atalanta)

Mesfushorët: 20 Federico Bernardeschi (Juventus), 6 Antonio Candreva (Inter), 16 Daniele De Rossi (Roma), 7 Alessandro Florenzi (Roma), 5 Roberto Gagliardini (Inter), 10 Lorenzo Insigne (Napoli), 14 Jorge Luiz Frello Jorginho (Napoli), 18 Marco Parolo (Lazio), 8 Marco Verratti (Paris Saint-Germain)

Sulmuesit: 9 Andrea Belotti (Torino), 17 Eder Citadin Martins (Inter), 23 Manolo Gabbiadini (Southampton), 11 Ciro Immobile (Lazio)

/Telegrafi/ 

Exit mobile version