Telegrafi

Zyrtare: Isein Zejnoski nënshkruan me Llapin

Llapi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Isein Zejnoski.

Isein Zejnoski, 20 vjeç, i lindur më 14.06.1999 është mesfushor defanziv.

Futbollisti ka qenë pjesë e Vëllazërimit dhe e Përfaqësueses së Maqedonisë U19.

Llapi po punon për zëvendësimin e disa lojtarëve që janë larguar në verë.

Zejinoski është një nga ardhjet më të rëndësishme në Llap. /Telegrafi/