Real Madridi ka blinduar edhe njërin nga yjet kryesore të skuadrës, mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon.
Pas rinovimit të kontratës me mbrojtësin e majtë brazilian, Marcelo, i cili nënshkroi me Mbretërit deri në vitin 2022, tani radha erdhi edhe për një lojtar tjetër të rëndësishëm.
Është mesfushori spanjoll, Isco, i cili nënshkroi po ashtu vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2022.
Njoftimi i rinovimit të Iscos do të zyrtarizohet edhe në media, ku nesër (e premte) nga ora 14:00 do mbahet konferencë për media në dhomat e konferencave të stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Sipas mediave spanjolle, klubi mbretëror i ka vendosur edhe një klauzolë largimi Iscos, e cila mendohet se peshon hiç më pak se 700 milionë euro. /Telegrafi/
Acto de renovación de @isco_alarcon
➡ https://t.co/RQXnwvH3Je#HalaMadrid #Isco2022 pic.twitter.com/bpKe5DFX1s
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 14, 2017